NJË MUAJ I IZOLUAR në shtëpi, Petrit Vasili rikthehet në Selinë e LSI pasi mposht COVID-19

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është rikthyer për herë të parë, pas më shumë se një muaj, në selinë e kësaj force politike, këtë të martë.

Vasili, i cili u prek nga Covid-19 në fillim të nëntorit, ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe i izoluar në banesë. Rreth një javë më pas, vetë Vasili do të deklaronte gjatë një interviste me 

“Skype” nga banesa e tij, se ishte kuruar nga koronavirusi.

Por është e paqartë se për se gjatë gjithë kësaj kohe ai ka vendosur që qëndrojë në “karantinë”. Është miku i tij, Dritan Kaba, ai që zbulon se për më shumë se një muaj Vasili ka luftuar me koronavirusin në shtëpi, teksa përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, i uron atij mirëseardhjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *