TV APOLLON

bejme ate qe dime, dhe dime ate qe bejme

Nje mbyllje tjeter?! Rama thirrje qytetareve: ’Kufizoni cdo levizje te mundshme’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë dhe të shmangin një mbyllje tjetër totale si ajo e pranverës që lamë pas.

Rama thotë se kjo gjë duhet të bëhet nga qytetarët me çdo mënyrë.

Ai gjithashtu garanton se bashkë me dimrin e vështirë Shqipëria do të kalojë edhe pjesën më të keqe të pandemisë

”Ne do e fitojmë këtë luftë. Me mund të vazhdueshëm, pa u lodhur. Ju lutem të gjithëve, kufizoni çdo lëvizje që është e mundur, kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër, me çdo mënyrë. Dhe as mos dyshojmë në vërtetësinë e informacioneve për të cilat autoritetet e qeveria mban përgjegjësi të lartë, dhe as mos bini pre e frikës nga ata që fatkeqësisht ju duan mish për top për pushtet.
Do e kalojmë edhe këtë dimër të vështirë, dhe bashkë me të do e kalojë Shqipëria pjesën më të madh të të keqes që na zuri.”- tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund t'ju interesoje