Nje grua e moshuar tenton ti vërë flakën vetes.

Një e moshuar ka tentuar që ti vërë flakën vetes në sheshin “Liria” në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar panik te qytetarët që ishin të pranishëm në zonë.

E moshuara u lye me benzinë dhe tentoi që ti vinte flakën vetes së saj, por fatmirësisht ishin kalimtarët e rastit që njoftuan Policinë, duke bërë të mundur shmangien e tragjedisë.

Për këtë ngjarje nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Policisë, ndërkohë që mbeten mister arsyet që kanë shtyrë të moshuarën drejt këtij akti të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund t'ju interesoje