Nis marshimi i të rinjve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, nën thirrjet ‘Rama ik’ po i drejtohen kryeministrisë

Prej më pak se një ore ka filluar protesta në sheshin ‘’Skënderbej’’ e cila duket se ka nisur paqësisht. Me pankarta dhe thirrje në duar qytetarët e grumbulluar kërkojnë lirimin e të arrestuarve në protestat e mëparshme për vrasjen e Klodian Rashës.
Po ashtu protestuesit janë dëgjuar të thërrasin ‘’Rama ik’’ drejtuar kryeministrit Rama.
Pasi u kontrolluan nga policia në sheshin Skënderbej, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre në boulevard drejt kryeministrisë.