Ngjarje TRAGJIKE në Tiranë/ 37-vjeçari hidhet nga pallati dhe vdes në vend, çfarë thotë policia

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, tek ish-fusha e aviacionit.

Një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga pallati ku banonte. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku që i riu ka ndërmarrë këtë akt vetëflijimi. As identiteti i tij nuk bëhet me dije, por viktima ka iniciale D.K.

Informacion paraprak

Me datë 05.01.2021, tek ish-Fusha e Avacionit, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi D.K., 37 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *