Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Gjendet i mbytur në një kanal 50 vjeçari, detajet

Një 50 vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Vlorë, në lagjen “24 Maji” të qytetit.

Sipas Policisë, shtetasi me inicialet G.B vuante nga sëmundja e epilepsisë, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në një kanal dhe është mbytur. 

“Më datë 14.01.2021, rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal”, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *