Nga dita e nesërme ndryshon ora Policore.

Që prej 24 dhjetorit, për shkak të masave shtesë anti-Covid, vendi ynë ndodhet nën “orën policore” e cila ndalon lëvizjen e qytetarëve nga ora 20:30 deri në 06:00.

Ndërkohë sipas Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke filluar nga dita e nesërme në orën 06:00, kjo masë merr fund. Njoftohet gjhithashtu se pas datës 4 janar do të rikthehet sërish izolimi që ishte vendosur fillimisht, në fashën orare 22:00–06:00.

Më 11 janar do të hapen edhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet, ndërsa universitetet rinisin mësimin online më 5 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *