Në udhëtimin e tij historik nga Durrësi drejt Vlorës për ngritjen e flamurit, Ismail Qemali kaloi përmes Myzeqesë së Fierit.

Ismaili Qemali

Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi shkruan:

Armando Subashi

🇦🇱25 Nëntor 1912🇦🇱
Në udhëtimin e tij historik nga Durrësi drejt Vlorës për ngritjen e flamurit, Ismail Qemali kaloi përmes Myzeqesë së Fierit. Pas një udhëtimi të vështirë, me sakrifica dhe vështirësi nga reshjet e mëdha të atij viti, bashkë me grupin e patriotëve që e shoqëronin bujti dhe u strehua në 24 nëntor në Libofshë, kurse të nesërmen në 25 nëntor në Fier. Mes entuziazmit popullor, arkitekti i pavarësisë zhvilloi edhe një sërë takimesh e mbledhjesh me parinë e vendit, patriotët dhe popullin. Pasi doli nga zyra telegrafike e Fierit ku u informua dhe dha porositë e tij, Ismail Qemali, përpara nisjes për në Vlorë zhvilloi edhe një miting me qytetarët fierakë.🇦🇱

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *