Në gjendje të dehur përplasi me makinë dy gra, njëra prej tyre vdìq në spital, arrestohet 34-vjeçari (Emrat)

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 34-vjeçar i identifikuar si Sokol Prifti, i cili dy ditë më parë ka shkaktuar një aksident në zonën e Marinzës, ku ka përplasur dy gra, njëra prej të cilave ka ndërruar jetë në spital. Zeqine Kasa, e cila u dërgua në spital humbi jetën në spitalin e Fierit.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan shtetasin S. P., 34 vjeç, banues në Roskovec pasi në datë 28.12.2020, rreth orës 16:30, në fshatin Marinëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel Astra”, në gjëndje të dehur, ka aksidentuar shtetaset Z. K., 60 vjeçe dhe N. K., 33 vjeçe, banuese në Marinëz, Roskovec.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dyja shtetaset të cilat u dërguan në spitalin e Fierit dhe të nesërmen ka ndërruar jetë në spital shtetasja Z. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt””, njofton Policia e Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *