“Ndihmë, gomonia po mbytet”! Telefonata në polici, si u shpëtuan sirianët që u nisën drejt Italisë

50 emigrantë sirianë u shpëtuan mbrëmjen e sotme nga operacioni që u zhvillua në grykëderdhjen e Vjosës , ku u shpëtuan emigrantët sirianë , mes tyre gra dhe fëmijë , që po tentonin që të iknin me gomone në drejtim të Italisë .

Strukturat lokale në Vlorë e kishin në përgjim grupin kriminal që do të realizonte transportin e tyre në Itali , por në lëvizje janë vendosur pas një telefonate . Në sallën e policisë Vlorë një person ka kërkuar ndihmë . “ Gomonia po mbytet , ndihmë ” .

Pas kësaj telefonate, strukturat e Vlorës së bashku me rojen bregdetare janë vendosur në lëvizje duke shkuar në drejtim të grykëderdhjes së Vjosës duke shpëtuar gomonen me 50 klandestinët sirianë.

Emigrantët pasi u ndaluan u dërguan në drejtim të Vlorës.

Ndërkohë që strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te emigranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *