Ndërron jetë parakohe burri i ministres së kulturës Elva Margariti

Ministrja e Kultures Elva Margariti
Bashkëshorti i ministres së Kulturës Elva Margariti, Artan Asllani, raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare. Asllani prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Burime të sigurta nga Ministria e Kulturës konfirmojnë lajmin e trishtë. Homazhet për të do të zhvillohen nesër, në orën 09:00, dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit në Tufinë.
Artan Asllani ishte një biznesmen i njohur në Tiranë. Ai kishte në pronësi 50% të aksioneve në kompaninë “Home Decor”.
Kështu shprehej në një intervistë pak kohë më parë ministrja Margariti për bashkëshortin dhe vajzën. “Kam një vajzë 9 vjeç, e cila mezi pret të kalojë kohë të lirë me mamanë. Bëjmë shumë art bashkë, më ka ngjarë në këtë aspektin artistik”, duke shtuar se edhe bashkëshorti i saj rridhte nga familje muzikantësh.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllimet familjes për ikjen parakohe të njeriut të tyre të shtrenjtë.