Ndërron jetë nga Covidi mjeku i njohur për operacionet plastike të VIP-ave shqiptarë

Mjeku i njohur kosovar, Nijazi Ahmeti, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavriusit. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij, Naim Dedushaj, përmes një postimi në facebook.

Ahmeti ishte mjek i estetikës, ndërsa prej ditësh ishte i sëmurë me koronavirus, por gjendja e tij u përkeqësua.

Ai ishte i njohur në Kosovë, pasi ka bërë ndërhyrje estetike të shumë personazheve publike.

Postimi i mikut të tij Naim Dedushaj:

Dr. Nijazi Ahmeti, shoku im , vllau im i dashtun si eshe e mundshme qe na le pergjithemone. Nuk po mundem te besoj tani , nuk po mundem ti ndali lotet tani per ty Krejt Prishtina jemi ne zi oooh dr . ma i miri ynë !

Heren e fundit qe u takuam ne Tirane me the qe ke plane te medhaja ne Shqiperi e Kosove pse nuk e mbajte fjalen “ ah Covid qofsh i mallkuar “ ! Kurr sdo te harroj miku im i dashtun Nijazi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *