Ndahet nga jeta si pasojë e Covid-19 mjeku i njohur shqiptar


Një tjetër mjek ka humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë.

Kryetari i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive, doktor Mihal Kerci, nuk arriti të fitonte betejën me koronavirusin.

Mjeku prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi Covid-19. Kerci është mjeku i 25 që ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *