Ndahet nga jeta presidenti i “Fax News” Kasem Hysenbelliu



Është ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19 presidenti i “Fax News” Kasem Hysenbelliu.

Presidenti i Fax News u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh, e ku nuk mundi që të fitonte dot betejën me Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekve dhe lutjeve të familjarëve, miqve dhe të gjithëve atyre që e kanë njohur.

Kjo është një ditë e dhimbshme për Fax News dhe Faxweb, teksa i gjithë stafi i televizionit dhe webit që ai themeloi i shprehin ngushëllimet familjes së presidentit Hysenbelliu.

Televizioni Apollon i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *