Moti i keq shkaktoi rrëshqitje dherash, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Ja cilat akse rrugore janë të hapura

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan rrëshqitje dherash në disa akse kryesore rrugore, instancat pëkatëse kanë zbritur në terren për të bërë të mundur normalizimin e situatës.

Rruga në segmentin Ura i Kranesë-Syri i Kaltër tashmë është e lirë dhe mund të kalohet.

Në Elbasan-Qafë Thanë dhe Berat-Çorovodë ka pasur rënie materialesh në rrugë, por është bërë pastrimi i plotë i rrugës dhe nuk ka probleme me qarkullimin.

ARRSH apelon që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *