Moti i keq në vend, rrëshqitje dherash e rënie gurësh në disa akse në Librazhd

Reshjet e vazhdueshme të shiut në ditët e fundit kanë sjellë probleme në disa akse rrugore në Librazhd.

Mësohet se rrëshqitje të dherave ka pasur në Murrash, ku fadromat po punojnë për hapjen e rrugës.

Po ashtu, shembje ka pasur edhe në Dragostunjë dhe Pishkash.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi dhe për rrëshqitje masive nga skarpata në segmentin Gramsh-Kotovjat.

Sipas ARRSH-së, rruga aktualisht është e pastër dhe qarkullimi vijon normalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *