Moti i keq me shi dhe erë në Berat,rrëzohet pema në mes të rrugës. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Moti i keq i shoqëruar me shi dhe erë të fortë ka rrëzuar në mes të rrugës automobilistike një pemë të lartë. Pema ka rënë në lagjen “30 Vjetori”,500 metër larg Spitalit Rajonal Berat. Rrëzimi i pemës në rrugën ku nuk kalojnë vetëm automjetet por edhe banorët e lagjes,ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugë në njërin krah. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi në momentin e rrëzimit të pemës në rrugë nuk ka pasur lëvizje mjetesh e kalimtarësh. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Repartit Zjarrëfikës që po ndërhyjnë për të prerë pemën dhe për ta larguar atë nga rruga,duke mundësuar kështu vijimin e qarkullimit normal të mjeteve në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *