Moti i keq dhe me reshje, zona të përmbytura në Kosovë, ekipet emergjente në terren

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë dhe disa probleme me përmbytjen në disa zona në Kosovë.Si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë Malishevën, janë përmbytur disa fshatra përreth saj, si fshati Poklek i Drenasit.Ndërkohë mediat në Kosovë bëjnë me dije se për shkak të situatës së krijuar ekipet emergjente janë në teren për t’i evituar problemet.

“Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët se ekipet emergjente kanë dal në terren që në orët e hershme të mëngjesit për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut. Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga reshjet e dendura të shiut.Ekipet emergjente janë në teren dhe duke u marr me të gjitha rastet që paraqiten nga ana e qytetarëve, por kërkojmë nga qytetarët të kenë durimin dhe mirëkuptimin, sepse ne të gjitha rastet do të këtë ndërhyrje nga ekipet emergjente për të evituar rastet”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve në Kosovë.“Reshjet e shiut, të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pasdites së datës 06/01/2021, me intensitet mastarë deri të lartë, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve Shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshinë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit. Kjo situatë do të vazhdoj për disa ditë (09/01/2021), ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta, të cilat potencialisht shkaktojnë ngritje të shpejta të nivelit të ujit nëpër lumenj e sidomos nëpër rrjedhat ujore të cilat kanë karakter të rrëkeve”, thuhej në njoftimin .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *