Momenti i aksidentit tragjik në Kamëz, Smarti ku udhëtonin dy vajzat i pret rrugën Benzit; Dedikimi i 19 vjeçares shofere që humbi shoqen: Jeta ime është e jotja!

Alida Spahiu, 22 vjeçe, vajza brune që shikoni në foton e mësipërme humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, në rrugën “Demokracia”.

Kurse vajza tjetër është Deni Doku, shoferja e Smartit që i preu rrugën Benzit dhe shkaktori përplasjen fatale. Fatkeqësisht nga përplasja e fortë, Alida nuk mundi të jetonte duke mbyllur përgjithmonë sytë në moshën 22 vjeçare. 

E lënduar nga aksidenti mbeti dhe shoqja e saj, Deni Doku, por mundi të jetojë. Ajo është arrestuar nga Policia nën akuzën e “Shkeljes së rregullave të Qarkullimit Rrugor”. 19 vjeçarja ka bërë dhe një dedikim prekës për shoqen e saj. 

“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde. Me duket sikur po më pret në shtepi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje, Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim. Je e pandashme, je pranë meje .

Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund te na ndaje as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh nëpaqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës, të dua”, shkruan ajo.

Më poshtë, është video e aksidentit tragjik. Smarti me të cilin udhëtonin dy vajzat kur afrohet në një kryqëzim nuk pret të kalojnë mjetet e tjera por futet menjëherë duke i prerë rrugën mjetit tip Mercedes Benz që lëvizte në korsinë e tij.

video nga momenti i Aksidentit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *