Mjeku Arjan Harxhi prej 12 ditësh në Turqi, në gjendje të rëndë, bashkëshortja: E kemi çuar me lekët tona, asnjë nga shteti. Lëtyrat politike…

Erjona Shehu, bashkëshortja e mjekut të njohur Arjan Harxhi, i cili prej 12 ditësh ndodhet në Turqi në gjendje të rëndë për shkak të Covid-19, thotë se të gjitha shpenzimet i ka mbuluar familja.
“Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij. Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen. Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt”, shkruan bashkëshortja e Harxhit.
Ky reagim i saj vjen pas lajmeve të shpërndara nga disa media, se mjeku ishte dërguar në Turqi me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin!
Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trasnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer”, shkruan Shehu.
Reagimi i plotë:
Te nderuar miq!
Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm I PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise.
Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij. Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen. Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi. Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid 19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo.
Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin!
Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!