Mjeku anestezist Mihal Kreci, i prekur nga Covid-19, kolegët: Është në gjendje kritike për jetën

Mjeku anestezist Mihal Kreci mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën, pasi është prekur nga Covid-19.

Lajmin e japin kolegët e tij, të cilët shkruajnë se “profesor Misha” siç e quajnë ata, është në asistencë respiratore maksimale dhe ata po bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar.

“Prej disa ditesh prof.Mihal Kerci eshte nen asistence respiratore maksimale ne gjendje kritike per jeten. Jemi te gjithe ne mbeshtetje te ekipit mjekesor qe po i sherben me profesionalizem dhe perkushtim maksimal.

Lutemi te gjithe per shendetin e te palodhurit,organizatorit dhe drejtuesit te jashtezakonshem, kryetarit te shoqates sone!

Me shpresen per ta kaluar situaten e veshtire,i urojme prof.Mishes rikuperim dhe sherim te shpejte”, shkruhet në njoftimin e Shoqatës së Anestezistëve të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *