Ministrja e Arsimit: Do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë të ditur se pushimet për nxënësit do të jenë më të gjata se vitet e tjera. Kjo u tha ditën e sotme teksa ishte prezente në një shkollë në qytetin e Elbasanit, së bashku me Taulant Ballën.

“Do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera”, ka thënë ministrja.

Ndërkohë në një postim në Facebook, Kushi shkruan:

“Bashkë me Taulantin dhe Gledin vizituam shkollën 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në Elbasan ku pamë nga afër masat e ndërmarra anti-COVID dhe u interesuam mbi ecurinë e deritanishme të mësimit të kombinuar. Në këto pak ditë që na ndajnë nga pushimet e dimrit, kërkuam përkushtim maksimal nga ana e nxënësve, mësuesve e drejtuesve të shkollës për të respektuar masat dhe për të garantuar një mësimdhënie optimale në këtë kohë të vështirë pandemie.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *