Ministri i Mbrojtjes bën bilancin e situates se permbytjeve ne vendin tone

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë bilancin e situatës së përmbytjeve deri më tani, ku është shprehur se qarku i Shkodrës dhe Lezhës paraqesin situatë më problematike, ndërkohë që fshati Obot është përmbytur.

Ai tha se në lumenjtë Drin dhe Gjadër niveli i ujit është shumë i lartë, ndaj edhe në Gjadër është ndërhyrë për të përforcuar argjinaturën.

Ministri dha lajmin e mirë se situata parashikohet të jetë më e mirë, pasi pritet që sasia e reshjeve të bjerë, ndërkohë që Agjencia e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri për evakuimin e familjeve të rrezikuara.

“Janë përmbytur toka bujqësore kryesisht në Shkodër dhe Lezhë. Një pjesë e tyre e madhe janë joproduktive. Prej ditësh AKMC ka ngritur shtabe në cdo prefekturë dhe cdo bashki. Ka funksionuar në mënyrë shumë të mirë reagimi i pushtetit lokal. Gjatë ditës së sotme në Shkodër dhe Lezhë kemi kryer operacione për evakuimin e disa familjeve. Për këto prurje të shirave dhe këto nivele reshjesh, për shkak se kemi punuar gjatë këtyre viteve nuk jemi në gjendjen siç kemi qenë në vitet e kaluara. Nuk kemi familje të rrezikuara nga uji. 

Në Shkodër kemi rritje të niveleve në Drin, Bunë, Gjadër dhe Kir. Fshati Obot si gjithmonë është rrethuar nga uji. Në dispozicion janë mjetet tona të ushtrisë ku janë transportuar 100 persona. Prurjet janë 10 herë më të mëdha se përdorimi i hidrocentraleve. Shkarkimet janë të moderuara deri tani. 

Parashikimi metereologjik nuk na bën shumë pessimist, pasi deri në orën 1 të mëngjesit do të ketë shi mesatar dhe më pas reshjet do të bien.

Kemi 3 izolime shtëpish në Vaun e Dejës por nuk ka nevojë për evakuim. Sa i përket Lezhës, janë evakuuar 2 familje. Niveli i ujit është shumë i lartë në lumenjtë Drin dhe Gjadër. Është ndërhyrë në argjinaturën e lumit Gjadër. Në Vlorë ka vetëm një shembje rruge në segmentin Borsh-Piqeras. Niveli i ujit te ura e Mifolit është 6.2 metër, kemi rënie të lehtë. Kuota aktuale në lumin Vjosë ëhstë në 5.4 nga 6.5 që është niveli alarmit. Në aksin rrugor Fier-Ballsh në vendin e quajtur kthesa e Visokës ka patur rrëshkitje dheu”, tha Peleshi.

“Kemi një situatë të beftë të reshjeve të shumta. Pjesa problematike ngelet një pjesë e qarkut Lezhë dhe Shkodër. Prej disa ditësh agjencia e mbrojtjes civile ka bërë këtë koordinim të shtabeve, që janë ngritur në çdo bashki. Në gjithë Shqipërinë është dyfishuar forcat komandës tokësore. Në Lezhë dhe Shkodër kemi kryer me mjetet tona operacione për evakuimin e disa familjeve dhe transportimin e disa personave. Dëshiroj të theksoj se për këto prurje të lumenjve, fakti se në këto vite kemi punuar në kanalet kulluese na gjen në një situatë më të lehtësuar. Do të kemi reshje intensive, dhe diku mesatare. Sot që flasim me gjithë këtë nivel reshjesh, s’kemi familje të rrezikuara. Zoti Haki Çako mund të japë dhe informacione të tjera nga terreni. Në qarkun e Shkodrës kemi rritje të niveleve 270 hektarë. Fshati Obot, si gjithmonë është përmbytur, rrethuar nga uji. Janë transportuar rreth 100 persona gjatë ditës së sotme në këtë fshat. Në rast se nuk do të kemi reshje intensive për 2-3 ditë HEC-et do të përmbahen në kapacitete të tyre, kritike është zona e Shkodrës. Gjatë natës së sotme deri në 1 të mëngjesit do të ketë reshje mesatare dhe më pas me përjashtim të qarkut të Gjirokastrës në pjesën tjetër të Shqipërisë do të bien në rreth 15 mm. 3 izolime në 3 shtëpi në Vaun e Dejës. Ne Lezhë është rreth 250 HE, janë evakuuar 2 familje; 1 në Lezhë dhe 1 në Kurbin. Është ndërhyrë në argjinaturën e lumit Gjadër. Në jug, në Vlorë ka vetëm një shembje rruge, në segmentin Borsh-Piqeras. Situata nuk është kritike. Niveli i ujit të rruga e Mifolit është 6 mm. Në orët në vijim, pasi ka një shfazim, kjo rënie e lehtë që po vazhdon në Memaliaj do të reflektohet në rënien e nivelit dhe në urën e Mifolit. Sot që flasin është ende herët. Parashikimi ynë nuk është dramatik sa i përket lumit Vjosa, pasi prurjet janë në rënie. Gjatë ditëve në vijim dhe nesër do të ketë një ulje. Por pauza do të ulë në nivelin e nevojshëm lumin Vjosë. Kuota e Lumit Vjosë është 5.4 nga 6.5 që është kuota e alarmit. Në aksin rrugor Fier-Ballsh ka pasur një rrëshqitje dheu. Në qarkun Durrës, në Fushë-Krujë ka rritje të nivelit të lumit, ka një hapësirë të përmbytur në Bubq. Në bashkinë Durrës ka dalje të Erzenit nga shtrati. Në Sukth ka 10 familje të përmbytura. Në Gjirokastër kemi situatë emergjence. Situata për ditën e sotme është; në bashkinë Gjirokastër janë marrë masat për zonat me risk dhe është bërë ndërhyrja atje ku ka pasur probleme. Në Gjirokastër janë marrë masat për monitorimin e zonave me risk dhe është bërë ndërhyrje në zonat ku ka pas probleme. FA-të kanë dyfishuar gatishmërinë. Kemi 261 forca të specializuara dhe mbi 1000 forca të tjera në dispozicion të shtabeve dhe qarqeve. 1150 forca nga bashkitë e rrezikuara sot janë të angazhuara. Në ditën e nesërme pas orës 1 të mëngjesit me përjashtim të Gjirokastrës kemi një situatë më pozitive, sepse reshjet do të bien. Të shtunën në orën 10:00 në qarqet Gjirokastër, Kukës, Dibër e Lezhë parashikohet një situatë e moderuar. Pika më intensive do jetë data 11 ku reshjet do të arrijnë 80-100 mm. Në datën 12 reshjet do të jenë prezentë me sasi në rënie, në qarqet e veriu deri në 10 mm, në qarqet e tjera 10-15 mm.”, tha Peleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *