Mijëra protestues i drejtohen Ministrisë së Brendshme, situatë e qetë në Tiranë

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë para kryeministrisë për të protestuar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Protestuesit janë nisur drejt Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që situata deri më tabni paraqitet e qetë.

Mes protestuesve ndodhet edhe ish-deputetja Floida Kërpaçi, ndërkohë që qytetarët i drejtohen policëve duke u thënë të heqin kapelet, ndërsa protesta është zhvendosur drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *