VENDI

META ‘SFUMON’ RËNDËSINË E VIZITËS SË ‘VENECIAS’:


Presidenti Ilir Meta është munduar që të sfumojë vizitën e delegacionit të Venecias në Tiranë për debatin në Kushtetuese, sipas së cilit është diçka absurde për të kuptuar mendim për një çështje të tillë, por i ka orientuar drejt paketës që ai e quan “krye-KÇK”. Në fjalën që ka mbajtur me gazetarët në nisje të takimit me ‘Venecia’, Meta tha se Kushtetuta e tregon qartazi se si bëhet emërimi në Kushtetuese pasi sipas tij “edhe një fëmijë i klasës së dytë e kupton qartë”.