“Merrni çfarë mase të doni, unë kam vrarë një njeri”, efektivi i Shqiponjave që qëlloi Klodian Rashën del në gjyq

Efektivi i skuadrës Shqiponja Nevaldo H., që qëlloi me armë zjarrid he për pasojë i mori jetën 25 vjeçarit Klodian Rasha, në orët e para të datës 8 dhjetor, ka dalë pak minuta më parë para togave të zeza.

Ai ka thënë para trupës gjykuese t’i vendosnin çfarë mase të donin sepse ai kishte vrarë një njëri.

“Kjo që më ka ndodhur mua mos i ndodht askujt. Merrni çfarë mase të doni, kam vrarë një njeri. Njoftova sallën, kërkova përforcime. Gjithçka ndodhi për 4-5 minuta”, mësohet të ketë thënë efektivi Nevaldo H. në sallën e gjyqit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *