TV APOLLON

bejme ate qe dime, dhe dime ate qe bejme

Mbi 100 biznese mbyllen ne Fier, ekonomia ne renie

Mungesa e fuqise blerese si dhe pandemia  po shkaterrojne cdo dite dhe me shume aktivitetin e qindra subjekteve ne Fier.

Ne nje vezhgim ne qytetin e Fierit vetem ne janar -Tetor 2020 jane mbyllur 124 subjekte . Vetem pergjate dy rrugeve kryesore te qytetit te Fierit si Pedonlja dhe “Dervish Hekali” jane mbyllur rreth 47 biznese.

Sipas te dhenave te Tatim taksave ne bashkine Fier ne kete periudhe te siperpeendur me larte shkon ne 124 numri i bizneseve te mbyllura apo crregjistruara   ,ndersa jane hapur  354 subjekte nga 410 qe rezultonin te hapura ne fund te vitit 2019

Sipas bizneseve te intervistuar shkak i kesaj situate eshte renia e fuqise blerese dhe pandemia.

Ne dyert e mbyllura te subjekteve jane vendosur lajmerime per shitje te biznesit apo dhenie me qera te ambjenteve te njesive te shitjes ku me pare zhvillonin aktivitetin

Mesohet se pjesa me e madhe e subjekteve te mbyllura jane perballur me nje renie te theksuar te shitjes duke mos arritur te likujdojne as qerane e ambjenteve ,taksat dhe tatimet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund t'ju interesoje