Mbani çadrën me vete sot, priten reshje shiu në gjithë vendin dhe dëborë në zonat malore

Dita sot parashikohet me mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtëra me diell. Në pjesën më të madhe të vendit do ketë reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët, nderësa në veriperëndim e jugperëndim me intensitet deri mesatar. 

Në lartësitë mbi 1300 metra në veri-verilindje priten reshje bore, në juglindje në lartësin mbi 1600 metra, raporton Shërbimi Meterologjikm Ushtarak.

Era nga kuadrati i jugut do fryjë me shpejtësi mesatare 1-8m/s, dhe hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 18-22m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi  i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 1°C deri në 9°C

vendet e ulëta 5°C deri në  17°C

vendet bregdetare 9°C deri në 17°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *