Makina u përplas me trafikndarësen dhe shpërtheu në flakë, të lënduar dy persona, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme pranë kryqëzimit të Laçit në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Një makinë u përplas me trafindarësen dhe më pas shpërtheu në flakë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.

Bëhet me dije se drejtuesi i automjetit, Enver Lika është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, ndërsa pasagjeri është dërguar në spitalin e Lezhës.

Foto nga vendi i ngjaries

Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë -Mamurras ,në afërsi të Laçit ,mjeti me drejtues shtetasin E.L.,37 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen e për pasojë ka marrë flakë.

Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit shtetasin E.L., ndërsa shtetasi L.C.,i cili ishte pasagjer në këtë mjet ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

video nga vendi i ngjarjes👇

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *