Makina del nga rruga dhe përfundon në një biznes, vdes shoferi plagoset rende pasagjeri

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në superstradën Lezhë-Milot. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit. Mesohet se një automjet tip ‘Benz’ ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të sajë. 

Për pasojë ka ndërruar jetë 24-vjeçari me inicialet D.D, i cili drejtonte mjetin, ndërsa pasagjeri, shtetasi me inicialet N.P., është transportuar në spitalin e Traumës ne Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË
Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot, në Ishull Lezhë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *