VENDI

LUSHNJE LIHET NË BURG USHTARI QË TENTOI TË VJEDHË BANKËN

Gjykata ka lënë në burg pa afat ushtarin 25-vjeçar, Olcion Muço i cili tre ditë më parë tentoi të grabiste me armë një bankë të nivelit të dytë në qendër të Lushnjes.Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të 23 majit, ku 25 vjeçari nga Berati, qëlloi me armë në ajër por nuk arriti të marrë para nga bankë. Policia tha se autori hyri në bankë i maskuar dhe me armë zjarri, ndërsa u arrestua pak pas arratisjes.