Lushnje/ Humbi kontrollin e makinës për shkak të problemeve shëndetësore dhe përplaset me murin, ndërron jetë në vend 53-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari ka ndodhur në Lushnje. Policia njofton se drejtuesi i mjetit me iniciale N.R, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin. Më pas 53-vjeçari është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *