LSI nxit pronarët e tokës të rebelohen për të bllokuar ndërtimin e Spitalit të Fierit: Policia e Garda kanë rrethuar zonën, kërcënon banorët

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj denoncon se Policia dhe Garda kanë rrethuar tokën private bujqësore ku do ndërtohent spitali i Fierit nga Turqia,

Mehmetaj thotë se pronarët e vërtetë të tokës bujqësore janë vendosur që në orët e para të mëngjesit dhe kërcënojnë pronarët duke mos i lejuar të qëndrojnë e filmojnë.

Ajo i bën thirrje Policisë e Gardës mos dhunojnë qyetarët teksa ka disa pyetje për vetë Ramën. Njeheresh nxit pronaret e tokes qe te rebelohen ndaj qeverise dhe kryeministrit Rama dhe te kundershtojne ndertimin e spitalit te Fierit me financimin me te fundit turk ne Shqiperi, pas vizites se Rames ne Ankara!

Postimi i Mehmetajt:

Që në orët e para të mëngjesit garda dhe policia e shtetit është vendosur në Mbrostar-Ferko të Fierit duke rrethuar pa asnjë shpjegim zonën dhe pronën private.

Pronarët e tokës bujqësore që ndodhet në krah të autostradës na kanë kontaktuar të shqetësuar, pasi garda dhe policia e shtetit nën kërcënime nuk i lejon të qëndrojnë në pronën e tyre dhe të përdorin celularët për të komunikuar apo filmuar çfarë është duke ndodhur.

Po ashtu edhe gazetarëve u është kërkuar të largohen për të mos transmetuar live ngjarjen.

Pse trembet Edi Rama nga pronarët e tokës? Pse nuk pranon të komunikojë me ta publikisht?

Pse nuk ndjek rrugën institucionale dhe ligjore për zhvillimin e projekteve? Pse kërcënohen qytetarët? Pse nuk bëhet transparencë mbi marrjen e vendimeve?

Me kë u konsultua Edi Rama përpara se ti vinte gishtin asaj toke? Kush janë ekspertët e shëndetit publik dhe urbanistikës që e kanë sygjeruar atë tokë bujqësore, nën nivelin e autostradës dhe me lagështi si vend të përshtatshëm për ndërtimin e një spitali?

I bëj thirrje Gardës dhe policisë së shtetit të mos dhunojnë qytetarët që ndodhen në pronën e tyre private, të mbrojnë të drejtën e tyre për tu informuar e të drejtën e medias për të transmetuar e informuar publikun./TemA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *