Lironte nga burgu “TË FORTËT” e Shqipërisë duke marrë rryshfet, gjykata lë në BURG gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha.
Vendimi është dhënë pak minuta më parë, ndërkohë që ajo akuzohet se merrte rryshfet për të liruar personat e dënuar për vepra të rënda penale.
Kujtojmë gjyqtarja Enkelejda Hoxha u arresta dy ditë më parë së bashku me 10 të tjerë me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore, ku kësaj here do t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit i dënuar për vrasje.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.
Pasi liroi nga burgu Endrit Doklen, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi pezullimin nga detyra të gjykatëses.
Gjithashtu gjykata ka lënë në burg edhe 9 të arrestuarit e tjerë, mes tyre avokatin Aldo Tabaku dhe sekretareb Manuela Mallakuçi.
Të arrestuarit
Avokati Aldo Tabaku
Sekretarja Manuela Mallakuçi
Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi
I dënuar Sajmir Petani
Vëllai i të dënuarit Bledar Petani
Altin Skëndaj
Gazmir Nezaj
Gentjan Nezaj
Isuf Tanuzi