Lezhë, ekzekutohet në makinë efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela, automjeti del nga rruga
Lezhe, ekzekutohet me arme zjarri një efektiv policie i FNSH, mëngjesin e sotëm gjatë kohës që ishte në ecje me makinë. Viktima Xhulio Prela, 26 vjeç, është gjetur i vrarë brenda makinës rreth ores 3 të mëngjesit në zonën e Gajushit.
Efektivi i policise ka qene duke levizur me automjetin e tij ne superstraden Lezhe-Milot, kur eshte qelluar me arme. Automjeti ka dale nga rruga dhe përfunduar ne nje parcele anash rrugës.
Prela është me origjine nga Puka, dhe ka punuar dy vite ne Komisariatin e Policisë Lezhe.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkëagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.
Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.