Lëvizja e papritur/ Rama po e kërkon Ministrin e Brendshëm tek opozita parlamentare, kush është deputeti të cili i ka kërkuar që të drejtojë rendin

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, pak ditë më parë nga një efektiv policie detyroi ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj që të japë dorëheqjen nga ky post.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se ministri i Brendshëm i ka paraqitur dorëheqjen, ndërkohë që qindra qytetarë ishin dyndur në shesh duke kërkuar largimin e Lleshajt, e tashmë kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë Ardi Veliu.

Teksa kanë kaluar disa ditë që nga largimi i Lleshajt, ende kreu i qeverisë nuk ka zgjedhur në emër që të drejtojë Ministrinë e Brendshme, por burime për Fax News nga mazhoranca bëjnë me dije se Rama po kërkon që ministrin ta zgjedhe nga opozita parlamentare.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë i ka bërë kërkesë zyrtarisht deputetit Halit Valteri që të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme, por ky i fundit ende nuk i ka kthyer një përgjigje.

Një ndër emrat e tjerë të përfolur nga radhët e opozitës parlamentare është edhe deputeti Myslim Murrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *