Lërini çadrat në shtëpi këtë javë, por mos harroni xhupin, mësoni si do jetë moti për 5 ditë

Java që lamë pas u karakterizua kryesisht nga moti i vranët dhe reshjet e shiut ndërsa sa i përket javës që presim përpara nuk do të jetë më nevoja të mbajmë çadrat me vete.

Në këtë mënyrë duke nisur nga dita e Hënë (sot) e deri ditën e Premte, moti do jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Ajo që vlen për tu theksuar për këtë javë janë temperaturat e ulta dhe të ftohta të mëngjesit të cilat në relievet malore do të jenë kryesisht në vlera negative, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Sa i përket erës, ajo do të jetë intensive dhe e fortë vetëm ditën e nesërme me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi e cila do të arrijë deri në 20-25m/s kryesisht përgjatëvijës bregdetare. Më pas duke nisur nga dita e Martë e deri në fund të javës era do të fryjë e qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *