Ledri Vula publikon foton e parë të vajzës së tij Poem Blu, ja si duket vogëlushja

Këngëtari i njohur Ledri Vula është bërë baba për herë të parë, së bashku me partneren e tij Sara Hoxhën.
Para dy ditësh erdhi në jetë vajza e tyre, të cilën e kanë quajtur Poem Blu Vula.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ledri ka publikuar një foto të vogëlushes, teksa i mban edhe gishtin e vogël.
Çifti i njohur mezi e kanë pritur ardhjen në jetë të vajzës së tyre dhe këtë e kanë treguar edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.
