LAJM I HIDHUR/ Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh”, regjisori Korçar Dhimitër Orgocka

Një lajm i trishtë vjen në ditën e parë të këtij viti, ku mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare regjisori dhe aktori i njohur korçar Dhimitër Orgocka.

Regjisori u shtrua ditën e djeshme në spital, ndërsa shkak për vdekjen e tij është bërë një hemorragji cerebrale.

Dhimitër Orgocka ishte nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërkohë që numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime, si dhe ka vënë në skenë 104 premiera në teatër si regjisor.

Tv Apollon i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të regjisorit të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *