LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë nga Covidi dy inxhinier nga Berati, prej dy javësh ishin te intubuar tek “Shefqet Ndroqi” (FOTO)

Nderrojne jete nga Covid-19 inxhinieri i Spitalit të Beratit, Alfred Lulaj dhe inxhinieri i OSHE-së, Armand Spathara. Të dy të intubuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi”,nuk e fituan dot betejën me Covid-19.

Dy inxhiniera në dy institucione të rëndësishme në qytetin e Beratit kanë humbur sot jetën,si pasojë e virusit të rrezikshëm Covid-19. Inxhinieri i Spitalit Rajonal Berat,55-vjeçari Alfred Lulaj dhe inxhinieri i OSHE-së,60-vjeçari Armand Spathara e kanë humbur betejën me Covid-19 në orët e para të mëngjesit të së Hënës.

Lulaj dhe Spathara ishin të shtruar prej dy javësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,ku ishin të intubuar. Mësohet se askush prej dy inxhinierave që humbën jetën nga Covid-19 nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Ata ishin transportuar rreth dy javë më parë nga Spitali i Beratit drejt spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,në gjendje të rënduar. Pas disa ditësh në intubim,gjendje e tyre është përkeqësuar,ata kanë shfaqur komplikacione dhe kanë ndërruar jetë.

55-vjeçari Alfred Lulaj kishte 10-vjet që punonte si inxhinier në Spitalin Rajonal Berat,ndërkohë që 60-vjeçari Armand Spathara mbante mbi supe një karrierë prej më shumë se 20-vitesh në drejtorinë e OSHEE-së Berat,ku punonte si inxhinier në sekrorin e dispeçerisë.

Pas vdekjes së tyre,kanë qënë të shumta mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale nga miq e kolegë të dy inxhinierëve për familjarët e tyre.

Armand Spathara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *