‘Ku po shkojnë lekët borxh që po marrim për përballimin e COVID’, Hajdari: Qeveria të ofrojë një paketë të tretë për qytetarët

Deputetja Rudina Hajdari ka folur në kuvend lidhur me borxhin që do të merret nga Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për përballjen nga pandemia e koronavirusit.

Hajdari është shprehur se është marrë një shumë e madhe parash borxh për përballjen nga Covid-19, por që 20 milion euro më shumë kanë shkuar për Shëndetësinë.

Ndër të tjera ajo është shprehur se kryeministri Edi Rama ka dhënë ndihmën më të vogël për qytetarët, teksa ka propozuar që qeveria të japë edhe një paketë të tretë.

“Ku i cojnë këta para, kemi marrë 1.2 miliardë euro borxh. 500 milionë euro për krizën e Covid, por as 150 milionë nuk i ka cuar për përballimin e krizës. Shëndetësinë e ka financuar me 20 milionë euro më shumë. Edi Rama merr më shumë para dhe ofron ndihmën më të vogël, atyre fatkeqëve që ngelën pa punë nga pandemia. Kriza e shkaktuar do të mbyllë edhe më shumë biznese, çdo ditë dyqane po mbyllin qepenën. Qeveria duhet të japë një paketë të tretë, tu vi në ndihmë qytetarëve. Kemi marrë borxh dhe një Zot e di se ku janë çuar këto lekë, i keni çuar në koncesione dhe PPP, hajde bëjmë një gjë të mirë dhe për qytetarët tanë,” tha Hajdari ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *