VENDI

KRYEPROKURORI PUNA JONE PER QYTTETARET KIM MOS LINI FAJTORET TE SHPETOJNE


Pas miratimit të reformës në drejtësi, Kryeprokurori Olsian Çela u shpreh sot se organi që drejton ndodhet përpara disa sfidave. Në një konferencë ku ishin të pranishëm edhe ambasadorët e BE-së, SHBA-së, OSBE-së, drejtuesi i SPAK-ut, KLP-së dhe ministrja e Drejtësisë, Çela u shpreh se me ndryshimet që pësoi në 2016 ligji për prokurorinë raportet e reja kanë krijuar paqartësi brenda zyrave, ndërsa ekziston rreziku i fragmentarizimit të aktivitetit hetimor si rrjedhojë e praktikave të ndryshme në mungesë të një autoriteti centralizues.