Kryeministri Rama perseri ne Fier per te inspektuar ndertimin e spitalit te ri

Kryeministri Edi Rama brenda nje periudhe te shkurter kohore inspekton perseri në këto momente nisjen e punimeve për ndërtimin e spitalit Rajonal të Fierit ne Mbrostar Ferko
Vetem disa dite pasi kompania turke ka stacionuar mjetet për fillimin e projektit në truallin e caktuar në Fier, Rama duket se po shkon për të parë vetë se a do të fitohet basti i vendosur në Ankara me Presidentin Erdogan, për ndërtimin e spitalit në vetëm tre muaj.
Vizita e para disa ditëve e Ramës në truallin ku do të ndërtohet spitali u prit me protesta nga ana e pronarëve të tokës, por ditën e sotme ajo që bie në sy është mungesa e tyre të cilët me sa duket do të kenë rënë në kompromis me qeverinë shqiptare përshprobesimin e tokes bujqesore
vetëm javën e shkuar kryeministri, Edi Rama, sëbashku me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social, Ogerta Manastirliu, kryetarin e delegacionit të Ministrisë turke të Shëndetësisë, Arif Çetin, përfaqësuesin e kompanisë YDA Group që do të realizojë punimet, Hüseyin Arslan dhe zyrtarë të tjerë, vizituan vendin ku është planifikuar të ndërtohet spitali rajonal i Fierit.