Kryeministri Rama ne Cerven te Frakulles, inspekton situaten e prurjeve ne Vjose

Zonat e Cervenit te Frakulles , Kafaraj , Ferras te njesise administrative ne Levan Çerven, te Bashkise Fier kane perjetuar ne vitin 2015 dhe 2017 nje situate permbytjesh nga lumi Vjose. Pervec demeve ne banesa dhe ne gjene e gjalle kjo zone ka pasur demtime te tokes bukqesore ne te mbjella dhe sera ne rreth 500 ha. Sot Kryeministri Rama ka pare nga afer situaten e prurjeve ne lumin Vjose qe fale edhe nje pune te kryer ne investimin dhe pastrimin sistemin e kanalizimeve magjistrale dhe ne kanalet e dyta kane perballuar prurjet dhe kullimin duke shmangur permbytjet

Postimi i plote i Kryeministrit Edi Rama ne inpektimet ne Cerven te Frakulles

Falë punës së madhe të bërë disa vjet rresht në pastrimin e kanaleve të bllokuara me dekada, sistemimin e magjistraleve të tyre me skarpate betoni, si edhe punës së përbashkët me Forcat e Armatosura në forcimin e në ngritjen e kuotës së argjinaturave, po kalojmë me sukses testin e rreshjeve masive, të cilat në kohë të tjera do kishin sjellë përmbytje masive banesash, mbytje bagëtish dhe kërcënim serioz për jetën e njerëzve!

Kjo zonë kritike ku Vjosa bënte namin në të shkuarën duke shpërthyer nga shtrati, e marrë përpara mijëra banesa, është një provë shembullore e punës së bërë me vite për një ditë të keqe👍

PunëJoGjumë😊

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *