Krijohen radhë të gjata në KAKAVIJË, vijon GREVA e doganierëve grekë

Për shkak të grevës 24-orëshe të doganierëve grekë në Kakavijë, janë shkaktuar radhë të gjata në doganë.

Në pjesën greke të doganës kanë mbetur në pritje automjete private dhe mallrash që presin të kalojnë kufirin.

Ndërkohë në pjesën shqiptare puna vijon normalisht dhe deri tani kanë kaluar për në Greqi 120 qytetarë.

Ndërkohë që nga Greqia në Shqipëri kanë kaluar vetëm 34 qytetarë.

Për shkak të mbylljes së doganës së Kapshticës, Kakavija mbetet e vetmja pikë kufitare tokësore mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *