Kreu i LSI-së Fier, denoncon për situaten në Vjose

Kreu i LSI-së Fier Arben Çuko ne nje deklarate te tij per mediat ka denoncuar menaxhimin e situates per prurjet ne Vjose . Edhe pse nuk eshte shenuar deri tani permbytje, Çuko eshte shprehur se qeveria duhet te sktheje kokes pas ne te shkuaren e ndodhjes se permbytjeve dhe frikes ne te ardhmen . Ai e ka vendosur theksin ne nje problematike qe ka krijuar permbytjet dhe mund te jete evidente ne cdo kohe reshjesh . Sipas Çukos ura e re e ndertuar mbi lumin Vjose ne autostraden Fier-Vlore ngushton se tepermi shtratin e lumit dhe per pasoje prurjet nuk shkarkohen ne gjatesine e lumit . Sipas tij mungesa e urave pilot, ose hapsira te drites, sjell edhe fryrjen ne menyre jonatyrale te lumit, cka sjell daljen e tij nga shtrati. Pjesa qe sot eshte trase ku kalon autostrada Levan – Vlores duhet te kishte pilota 

Çuko ka deklaruar se KRYEMINISTRI RAMA duhet te ndalej ne FIER e VLORE per demet e shkaktura nga lumi Vjose dhe permbytjet e tokave te fermereve. 

Sipas Çukos, kohe me pare i ka nisur Kryeministrit Rama, Kryeparlamentarit Ruci, deputeteve te zones, Ministrise se Bujqesise dhe Energjitikes si dhe kreut te bashkise Fier nje shkrese, ku kerkohej nderhyrja ne krahun e majte te rrjedhjes, deri ne argjinature, fakt qe sipas tij nuk eshte marre ne konsiderate.

Sipas Çukos keto mungesa sjellin daljen e lumit nga shtrati dhe demtimin, jo vetem te tokave te fermereve por nga vitet e kaluara edhe te shtepive e bizneseve te banoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *