Korçë, po transportonin 7 emigrantë të paligjshëm, bien në pranga dy persona

Dy transportues klandestinësh janë arrestuar në flagrancë në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Një 36-vjeçar dhe një 23-vjeçar po transportonin drejt Tiranës 7 klandestinë me një automjet fuoristradë ‘’Benz’’.

Në momentin e kontrollit, 23-vjeçari A.J, tentoi të largohet por u kap menjëherë nga Policia.

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Njëri prej të arrestuarve nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe tentoi të largohej, por u kap dhe ndalua.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. D., 36 vjeç dhe A. J., 23 vjeç, banues në Pogradec.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hudënisht, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin fuoristradë tip “Benz”, të cilin e drejtonte shtetasi G. D., shtatë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Shtetasi A. J., në momentin kur Policia po ushtronte kontroll ndaj tij, ka tentuar të largohet, por menjëherë është kapur dhe ndaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *