Kompania CureVac nis testimin final për vaksinën kundër COVID-19.

Kompania bioteknike gjermane CureVac ka nisur fazën e fundit të provave klinike për CVnCoV, kandidati i vaksinës kundër COVID-19.

Më shumë se 35 mijë vullnetarë nga Evropa dhe Amerika Latine pritet të marrin pjesë në testim, me pjesëmarrësin e parë tashmë të regjistruar, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Pjesëmarrësit e moshës 18-vjeç ose më lart do të marrin dy doza të vaksinës ose placebo (substancë pa efekt terapeutik).

“Të dhënat e sigurisë klinike dhe imunogjenitetit të arritura deri më sot duken premtuese dhe ne shpresojmë që ky testim të vazhdojë të demonstrojë ndikimin e teknologjisë mARN dhe vaksinës sonë për të parandaluar COVID-19, dhe për të ndihmuar në mposhtjen e kësaj pandemie”, deklaroi Dr. Franz-Werner Haas, drejtori ekzekutiv CureVac.

Nëse testet janë të suksesshme, CureVac do të bëhet kompania e dytë gjermane që zhvillon vaksinë kundër COVID-19 pas BioNTech, së bashku me gjigandin e farmacisë amerikane Pfizer, vaksina e të cilit është aprovuar në SHBA dhe në pritje të autorizimit të përdorimit emergjent në Evropë.//AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *