Komiteti Teknik i Ekspertëve: Është një javë e rëndësishme në vlerësimin e situatës

Në një dalje për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka deklaruar se kjo javë do të jetë e rëndësishme nëse do të vendoset për të pasur një ndryshim të masave anti-Covid që janë akoma në fuqi nga autoritetet shëndetësore në vend.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se situata epidemiologjike mbetet e qëndrueshme, dhe kjo javë do të shihet për të parë nëse do të ketë nevojë për masa të reja.

“Gjendja mbetet relativisht e qëndrueshme dhe do na duhet një javë tjetër për të parë a do të vazhdojë kjo qëndrueshmëri dhe në bazë të vlerave që do të kemi këtë javë do të gjykohet nëse do të mbetemi në nivelin e këtyre masave apo do të ketë nevojë për masa të tjera. Është një javë e rëndësishme në vlerësimin epidemiologjik të situatës”, tha Rakacolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *