Keni aplikuar për vizë apo pasaportë në ambasadën gjermane në Tiranë? Zyra jep njoftimin e rëndësishëm, ja ç’do të ndodhë pas ditës së sotme

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë aplikuar për vizë apo pasaportë.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, ambasada sqaron se si pasojë e pandemisë dhe shtimit të shifrave, do të merren masa.

Duke filluar që sot, Sektori i Vizave dhe Pashaportave është sërish i hapur, por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet.

Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht, por kjo mund të kërkojë disa javë.

Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *